Shkodër, ndërhyjnë në Ujësjellës, rrezikojnë shpërthim dhe shkatërrimin e projektit 1.9 mln euro

Shkoder- Një ndërhyrje e paautorizuar nga disa persona në linjën kryesore të furnizimit me ujë të pijshëm të qytetit të Shkodrës, gati sa nuk ka shkaktuar një shpërthim që përveç dëmeve materiale mund të shkatonte edhe dëme në njerëz.Ngjarja është shënuar dje në momentin kur  Ujësjellësi do të bënte dhe manovrimin e fundit që do të  aktivizonte linjën e re të të furnizimit me ujë duke nxjerrë jashtë funksioni dy linjat e vjetra të cilat ishin amortizuar dhe kishte shumë humbje.Faza e parë ë projektit  “Furnizimi me ujë dhe mbrojtja e Liqenit Shkodër” me donator Gjerman (KFË) zviceran SECO dhe Austriak ADA kap  vlerë 16.9 milionë euro, ndërsa për riparimin dhe reduktimin e humbjeve të ujit në stacionin kryesor fondi ishte 1.9 mln euro.”Në vijim të zgjidhjes së dhënë nga ky projekt në 19 dhe 20 maj 2014 u finalizua lidhja e tubacionit të ri me sistemin e transmetimit dhe u bë shkëputja e dy tubacioneve të vjetra.  Pas përfundimit të punimeve të ditës ë martë 20 maj me qëllim  aktivizimin e linkës së re të ujësjellësi bëri dhe manovrimin përfundimtar të saraçineskave kryesore në pusetën Dobraç.“Nga inspektimi i realizuar sot më 21. 5 20014 rezulton se me qëllim furnizimin e zonës së komunës Rrethina, kjo pusetë është thyer dhe është ndërhyrë me lëvizje të saraçineskave kryesore duke prishur skemën e furnizimit me ujë të qytetit të Shkodrës.  Përveç penalizimit në furnizimin me ujë të qytetit përfshirë dhe lënien pa ujë të spitalit rajonal të qytetit nga kthimi mbrapsht i ujit me presion deri në 15 bar ky manovrim i gabuar nga persona të pautuorizuar shkakton dëme të paparashikueshme në stacionin kryesor të popmave, Dobraç si dhe në tubacionet kryesore të transmetimit dhe shkatërrim të projektit të financuar me fondet e donatorëve të huaj” thuhet në njoftmin e e djeshëm të Ujësjellës Kanalizime qyteti Shkodër.Ja njoftimi i Ujësjellësitkomunikata-per-shtypProjekti 16.9  milionë euroKFË, ADA dhe SECO kanë financuar fazën e parë të Projektikt “Furnizimi me Ujë dhe Mbrojtja e Ambietit të Liqenit te Shkodres” për një shumë totale 16.9 milion Euro. Marrëveshja u firmos në shkurt 2009 dhe projekti filloi implementimin në mars 2009, me firmosjen e Kontratës për Shërbimet Inxhinierike me Kompanitë Joint – Venture Stucky dhe Dornier Schneider (Konsulenti). Projekti pritej të përfundonte implementimin e tij në dhjetor të 2013-ës, por punimet ende nuk kanë mbaruar. Ky projekt është fokusuar kryesisht në investimet e mëposhtme: Furnizimi me makineri për pastrimin e ujrave të zeza, ndarja e kanalizimeve për ujrat e shiut, rrjeti ujësjellës dhe kanalizime, stacion pompimi dhe fusha e puseve Dobrac, impjant i Trajtimit të Ujrave të Ndotura (ITUN) në Shirokë, instalimi i ujëmatësave dhe përforcim institucional.Pjesë e këtij projekti ishte dhe ndërtimi linjës së re të furnizimit me ujë për shkak të amortizimit të theksuar dhe humbjeve të shumta përgjatë segmentit Stacion Pompimi- Pusetë  Komandimi Dobraç si dhe shtrirjes së trasesë në prona të shumta private që në fillim ka qenë planifikuar nxjerrja jashtë pune e dy tubacioneve të vjetra DN 400 dhe DN 500 pjesë e rrjetit kryesor të transmetimit dhe ndërtimi i një linje të re.Projekti 1.9 milionë euroRehabilitimi teknik i sistemit të furnizimit me ujë të qytetit të Shkodrës përfshin: (i) rehabilitimin e rrjetit shpërndarës; (ii) instalimin e 15’475 matësave të ujit; (iii) rehabilitimi I tubacionit të transmetimit; (iv) rrethimi me gardh i puseve me burime nëntokësore dhe ndërtimi i një rezervuari të ri të ndërmjetëm; (v) riparimi i saracineskave dhe matësave të sasisë së ujit në rezervuarë; (vi) dhe fushata për reduktimin e humbjeve të ujit; (vii) fusha e puseve në Dobraç.  Për realizimin e këtij komponenti Kooperacioni Austriak për Zhvillim do të kontribuojë me 1.9 milion euro.Ndërsa më 22 prill u nënshkrua faza e dytë e projektit që ka të bëjë me “Mbrojtjen Mjedisore e Liqenit te Shkodres” në vlerë 20 milionë euro. Projekti u firmos mesministrit të Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto dhe ambasadorit gjerman Hellmut Hoffman.

Liqeni i Shkodres