“The Guardian” për Shpend Ahmetin: Kryebashkiaku më trim në Europë
Britani- Kryebashkiaku më guximtar në një nga qytetet më të korruptuara të Europës. Kështu e përshkruan e përditshmja britanike “The Guardian” qytetarin e parë të Prishtinës Shpend Ahmeti në një artikull të saj.“Telefoni në zyrën e Shpend Ahmetit bie pa pushim. Shpend Ahmeti ka më pak se pesë muaj në zyrë por ai vazhdimisht ka punë me telefonin e tij.Ekonomisti i diplomuar në Harvard, po bën përpjekje që të sjellë një qeverisje racionale, të pastër, në një nga qytetet më të korruptuara në Europë. Kjo e bën atë një nga kryetarët me guximtar në kontinentin e Europës.Kur bie zilja e telefonit në zyrën e kryetarit të Komunës së Prishtinës, kjo zakonisht do të thotë se doli një krizë e re, apo se një e vjetër u përkeqësua. Dhe, telefoni cingëron tërë kohën”, shkruan gazetari Julian Borger për të përditshmen britanike.Në vijim të shkrimit të tij gazetari shkruan se “Shpend Ahmeti është në këtë post për më pak se pesë muaj dhe ka kaluar shumicën e asaj kohe me telefonin e tij celular të varur për veshi, duke luftuar me zjarrin - kryesisht figurativ, por herë pas here literal.Ekonomisti trupmadh i shkolluar në Harvard është duke u përpjekur që të sjellë qeverisje të pastër e racionale në qytetin më të korruptuar të shtetit më të korruptuar në Evropë, duke u bërë kështu kryetari më trim në kontinent”.Në shkrim përmenden një sërë përpjekjesh të Ahmetit për t’i rregulluar gjërat në Prishtinë, me fokus kryesor luftën ndaj korrupsionit.Shpend Ahmeti, kandidat i Vetëvendosjes doli fitues në zgjedhjet lokale të 1 dhjetorit përballë kandidatit të LDK, Isa Mustafa. Kjo fitore shënoi edhe një kthesë në marrjen e drejtimit të Prishtinës, pas 14 vitesh drejtimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.