Kuvend, Berisha: Greva e urisë nuk dëmton statusin, Braçe: Vuan nga amnezia

Tiranë- Seanca nisi me debate për grevën e urisë së ndërmarrë prej mbrëmjes së djeshme nga një përfaqësi e ish të shkarkuarve nga administrata përpara Piramidës.Sipas opozitës greva e urisë është për një kauzë të drejtë dhe qeveria e policia nuk duhet të dhunojë grevistët dhe të respektojë të drejtën. Ish kryeministri Berisha nga foltorja tha se kjo grevë nuk është kundër statusit. Por Braçe duke i kujtuar deklaratat e Berishës gjatë kohës që PS ishte në grevë në 2010, i  tha Berishës se vuan nga amnezia.Opozita kërkon që në rend të parë të ditës të jetë  krijimi i komisionit hetimor për rritjen e trafikut të drogës.  Meta tha se kjo kërkesë ishte në rend të ditës por jo e para, prandaj PD mori 10 minuta pushim për të marrë një vendim për vazhdimin e seancës.berisha-rama-parlamentOra 11:10 Greva e urisë,Braçe: Vuan nga amnezia , Berisha: Të ka marrë droga memorien Berisha: “Zoti.bashkëkryetar, jeni ju personalisht kur për shkak të bashkëkryetarit tjetër je shtri në këto banka 10 ditë rresht grevë urie dhe je respektuar në mënyrën më absolute në të drejtën tuaj për  ushtrimin e grevës së urisë. Dhe mazhoranca e asaj kohe ka marrë sallë tjetër paralamenti për të mos menduar kush se një e drejtë e tillë e qytetarëve, parlamentarëve mund  të preket. Ndërsa mbrëmë me urdhër të Ediskobarit tuaj fallanga krimi në radhët e policisë janë vërsulur mbi ish-punonjës të administratës shtetërore të shkarkuar në mënyrë arbitrare, të gjykuar nga gjykatat. Jo vetëm u morën shtrojën, mbulojën dhe çadrën, por me paftyrësi absolute shpallën sekustrimin e tyre. Baronët e  drogës, të cilët krijuan autostradat e drogës, flotën e  drogës, flotën  ajrore të drogës, shpallën sekustrimin e çadrave të grevës së urisë. Kjio është një histori turpi. Turpi dhe vetëm turpi. Ndaj kërkoj këtu të respektohen të drejtat për protestë. Ata që mendojnë se kjo dëmton  statusin, ata gabojnë dhe gënjejnë gjithë ditën, përkudrazi kjo tregon funksionimin sado në vështirësi të një sistemi të drejtash në këtë vend. E kundërta dëmton statusin, rrëmbi si plaçkitës të çadrës ku do të kalonin natën, rrëmbimi i batanijeve dhe më pas lëshimi i urdhërit të sekustros nga Don Edvini sepse urrejtja e tij nuk kursente me personat, por njëlloj si antifetish shtrihej në rroba dhe materiale. Zoti.bashkëkryetar duhet të jepni sqarime sesi ju  u respektuat 10 ditë rresht dhe bllokuat sallën, ndërsa mazhoranca e drogës u mori çadrën 10 punonjësve që po flijohen për ato të drejta që u ka garantuar Kushtetuta e këtij vendi.”Braçe: Vazhdoj të mendoj që ne duhet të hymë në rendin e ditës dhe ti shkojmë deri në fund asaj që ka vendosur konferenca e kryetarëve në lidhje me rendin e ditës. U bë e disata herë që në këtë sallë jo vetëm që prishet rendi, pengohet puna e parlamentit, por në anën tjetër vazhdon të shfaqet në kohë të ndryshme sëmundja e amnezisë. Këtu kemi qenë, në këtë vend, në këtë sallë në kohë të ndryshme. Janë bërë të njëjtat akte. Dhe jemi po në maj. Në maj ishte greva dhe në maj po bëhet një grevë, të njëjtët persona kanë folur. Sapo dëgjova këtu argumentin që ajo grevë që po bëhet atje nuk dëmton statusin kandidat. Kam këtu procesverbalin e asaj seance të katër viteve më parë dhe i njëjti zotëri, urdhëroni se çfarë ka thënë. Por ama mos harroni se në një kohë kur u adoptuan të gjitha këto qëndrime, bëhet fjalë për grevën dhe vendimin e BE u morën dhe vendimet më të rëndësishme për Shqipërinë. Absolutisht që nuk ishte dhe nuk është e dobishme kjo , kjo që sapo u tha këtu. Në kohë tjetër nga i njëjti person. "Në njëkohë kur do të merrej vendimi në Bruksel ju ndërtuat një kamp mu përpara zyrës sime, unë nuk kisha asgjë me të dhe mund të rrinit sa të gjykoni ju të arsyeshme por a ishte momenti për të dhënë një mesazh kur merreshin vendimet e mëdha për Shqipërinë? Mua s'më mbetet gjë tjetër veç respeptimi i padiskutueshëm ndaj këtij vendimi por në fund të fundit çfarë ndodhi, asgjë tjetër veçse një gjatësie të thellë midis jush në raport me BE" thotë zotëria, dakord, ta lëmë amnezinë pavarësisht moshës, gjërat janë të shkruara, janë të dokumentuara.Berisha: Tmerr është kur ke amnezi nga droga, pa nga mosha është tjetër. Harresa është pjesë e kujtesës, por kur të merr droga memorien je i pashpresë. Zoti bashkëkryetar, shqiptarët e kanë shumë të qartë se si bashkëkryetari tjetër nisi grevën për të bllokuar vizat.Ora 11: 35 Opozita kërkon që në rend të parë të ditës të jetë  krijimi i komisionit hetimor për rritjen e trafikut të drogës.  Berisha: Zoti.bashkëkryetar është në detyrimin tuaj absolut të përparësosh çështjet e emergjencës kombëtare. Droga është sot esoes për Shqipërinë, droga e Shqipërisë po shndërrohet në emergjencë për fqinjët dhe më gjerë. Nuk mund të veprohet me hilera dhe dinakërira në këtë mënyrë. Nxirreni çështje të parë çështjen e krijimit të komisionit të drogës, filloni diskutimin me këtë çështje sepse është bërë dhe bëhet emergjencë. Është e domosdoshme sinjali që japim sot para shqiptarëve, partnerëve tanë dhe mbarë botës, prokupimin absolut të parlamentit ndaj këtij problemi emergjent. Nuk mund të fshihemi në këtë mënyrë. Ndaj  dhe kërkoj nga ju që çështje e parë e rendit të ditës të jetë  krijimi i komisionit,  propozimi i opozitës, në frymën e kushtetutës dhe ligjeve, propozim që ka të gjithë emergjencën e kohës.Meta: ”Kuvendi ka ngritur një komision hetimor ku opozita mungoi. “Opozita ka të drejtë të bëjë propozime unë kam të drejtë të bëj seancë. Për këtë kërkesë respektohet rregullorja e Kuvendit”Topalli: “Trafiku i drogës rrezikon vizat.Ruçi: Është e disata seancë që në vend që të diskutojmë e të miratojmë ato që kemi parashikuar në kalendarin e sotëm, gjejnë sebepe për ta penguar seancën.  Do ta nisim me ligjet. Nuk mund të thyesh normën parlamentare. ”Ora 11: 00 Paloka: Mos dhuno qytetarët“Edi Rama e bllokoi për një muaj bulevardin për karrigen e tij. Ata janë në grevëc për bukën e gojës.  Mos dhunoni qytetarët shqiptarë. Zbato vendimin dhe jepu të drejtën atyre që u takon.” tha Paloka.Seancë e “nxehtë” plenare, diskutohen AMA, dekreti për ILDKP dhe Gj. e LartëKuvendi mblidhet sot në seancë plenare ku në rend dite për diskutim janë një numër çështjesh, qe pritet te shoqerohen me debate.Krahas pr/ligjit “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, axhenda e parlamentit përmban dhe miratimin e pr/rezolutës “Për vlerësimin e punës së institucionit të Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2013″, si dhe disa projektvendime.Kështu sot pritet miratimi i pr/vendimit “Për publikimin e shpalljes së vendit vakant të kryetarit të AMA-s”, pr/vendimi “Për vendimmarrjen e Kuvendit lidhur me institucionin e Komisionit të Shërbimit Civil dhe zgjedhjen e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil’; dekreti i Presidentit “Për kthimin e ligjit për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për ILDKP-ne, si dhe dekreti “Për emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë të zotit Alaudin Malaj”./a.s/f.n/