Deputetet Doda e Vokshi vizitojnë grevistët e urisë në çadër

Deputetet e Partisë Demokratike, Mesila Doda dhe Albana Vokshi vizituan sot paradite grevistët në çadrën e ngritur përpara Piramidës në krah të majtë të kryeministrisë. Prej mbrëmjes së djeshme një përfaqësi e shoqatës së të larguarve nga administrata kanë hyrë në grevë urie me pretendimin se janë shkarkuar nga puna padrejtësisht. Ata kërkojnë rithimin  në punë. Sot në këtë grevë janë 14 persona.