Greva e urisë, polici që dje Berisha e denoncoi për dhunë, për 21 janarin e shpërbleu me dy rroga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2014, 08:59
Tirane- Artan Hoxha gazetari i njohur investigativ i emisionit Xhungel në News 24 denoncon në rrjetin e tij social se punonjësi i policisë i cili akuzohet nga ish kryeministri për dhunë ndaj disa të larguarve nga administrate në grevë urie, është i njëjti që është shpërblyer nga Berisha për punën e tij më 21 Janar. Atëherë opozita e akuzoi për dhunë ndaj protestuesve.Gazetari Hoxha duke vendosur paralelizëm mes dy fotove, një të 21 janarit dhe atë të postuar dje nga Berisha shkruan se ky punonjës policia po kryen vetëm detyrën e tij pavarësisht se kush është eprori.;
Post by Artan Hoxha.