Turqi, 18 të arrestuar mes tyre dhe drejtuesit e minierës ku ndodhi tragjedia
Sipas mediave turke janë arrestuar 18 persona , për tragjedinë në minierë, mes të cilëve janë edhe drejtuesit e minierës. Operacioni i shpëtimit te tragjedisë në minierë në qytetin Soma te Turqisë, përfundoi këtë të shtunë pasi u nxorrën dhe dy trupat e fundit . Numri total i viktimave ka shkuar rreth 301 persona duke shënuar dhe tragjedinë më të rëndë në një minierë në Turqi.I gjithë populli është ngritur në protesta kundër qeverisë dhe kundër drejtuesve të minieres që ditën ta kur ndodhi kjo tragjedi të Martën e kaluar por përfaqesuesit e minierës deklarojnë se kjo tragjedi nuk ndodhi për neglizhencë.Mes të arrestuarve janë dhe Drejtor i Pergjithshëm Ramazan Dogru , dhe menaxheri Akin Celik.Kjo tragjedi u shkaktua nga një shpërthim gazi monoksid karboni duke lënë të dëmtuar 787 minatorët që ishin dukë punuar. Kryeministri Erdogan mori kritika të ashpra pasi ishte shumë indiferent ndaj ketij lajmi dhe së bashku me ndihmësin e tij Yusuf Yerkel janë ndier nën presion kur fotot e protestuesve duke u ndeshur me policinë, janë bërë publike në media. Forca të shumta policore kanë rrethuar qytetin e Somas këtë të Shtunë duke vendosur bllokada dhe duke ndaluar shumë protestues.