New York , ndërtohet statuja prej sheqeri

Një statujë prej sheqeri 10 metra e lartë e një gruaje Afro-Amerikane , është realizuar nga skulptorja e njohur Kara Walker, dedikuar puntorëve me ngjyrë. Monumenti i skulpturës është instaluar në ish-rafinerinë e sheqerit në New York , në lagjen Williamsburg në Brooklyn . Për të realizuar një sculpture të tillë me tiparet e mprehta të një gruaje Afro-Amerikane , me nje shall në kokë, janë përdorur 4 ton sheqer. Statuja prej sheqeri është e rrethuar nga skulptura të tjera fëmijësh , të cilët mbajnë kosha ndër duar. Kara Walker , artistja Afro-Amerikane, është e njohur për rolin rreth çeshtjeve të trajtuara të racave, diskriminimit, shfrytëzimit seksual dhe fuqisë.