Siri, sulm ajror në një treg të Alepos, mbi 30 të vrarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2014, 19:44
Siri- Avionët luftarakë të Sirisë kanë goditur një treg të populluar në qytetin e Alepos, duke vrarë të paktën 33 civilë.Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njofton se në sulm janë plagosur edhe dhjetra persona të tjerë.Sulmi ka ndodhur në qarkun Halak, në verilindje të Alepos, i cili kontrollohet nga rebelët.Siria është në luftë civile për më shumë se tre vjet.Mbi 150.000 persona thuhet se kanë vdekur në luftimet midis kryengritësve rebelë dhe forcave besnike të presidentit Bashar al-Assad.