Florida, shpërthim gazi në burg, plagosen mbi 100 persona
SHBA- Më shumë se 100 persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit të gazit në një burg në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Shpërthimi i fuqishëm ka shembur muret e burgut, duke detyruar autoritetet të kryejnë një evakuim masiv të ndërtesës.Sipas zyrtarëve, në momentin e shpërthimit në ndërtesë ndodheshin rreth 600 persona, përfshirë të burgosur dhe personeli i burgut.Sipas informacioneve ende të pakonfirmuara zyrtarisht, dy të burgosur kanë humbur jetën. Shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta, por autoritetet po aludojnë se mbase një përmbytje e kohëve të fundit në burg, mund të ketë dëmtuar sistemin e gazit, gjë e cila ka sjellë edhe shpërthimin.Gjithsesi, shpërthimi ndodhi rreth orës 23:00 me orën lokale, rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm me orën tonë.“Ishte një shpërthim i dukshëm, gazi në zonën qëndrore të rezervimit të burg" tha zëdhënësja lokale Kathleen Brumë-Castro."Në objekt në kohën e shpërthimit ndodheshin rreth 600 të burgosur. Të gjithe të plagosurit u transportuan në spitalet e zonës për të marrë ndihmën e nevojshme, ndërkohe të burgosurit që nuk janë plagosur janë transferuar në dhomat e paraburgimit”.