Londër, adoleshenti me kancer fushatë për bamirësi

Njerëzit e famshëm janë vënë në lëvizje duke i kërkuar publikut të ndihmojnë të sëmurin me kancer, që të mbledhi 5 milion dollarë për bamirësi. Vetëm disa ditë më parë, 19-vjeçari Stephen Sutton i tha me guxim botës se ishte në prag të vdekjes, dhe falenderoi dashamirësit që të ndihmonin atë të mblidhte para.Deri më tani janë arritur të mblidhen 2.7 milion dollarë, por yjet duke përfshirë edhe komedianin Jason Manford, besojnë se shuma do të rritet. Adoleshenti me kancer, tha se ishte “shumë mirë” me fondet e mbledhura dhe se ai është i lumtur që do të shkojë “duke ditur se kam ndihmuar të tjerët”.   Stephen Sutton, 19 vjeç, nga Burntwood në Staffordshire, u diagnostikua me kancer të zorrës në moshën 15-vjeçare dhe filloi të mblidhte fonde për “Trustin e Kancerit të Adoleshentëve”.kancer1kancer2Ditën e martë ai u bëri thirrje ndjekësve se ishte një hap të vetëm larg finales.  Ai reagoi ndaj lajmit se kishte arritur një total prej 1 milionë dollarësh, duke shkruajtur në Tëitter: “Ju falënderoj të gjithëve kaq shumë.” Ai shtoi se “e gjithë situata është e jashtëzakonshme për shumë arsye”.kancer3Dhjetëra njerëz u përgjigjën me urime, ku njëri prej tyre e përshkroi Stephen-in si një “frymëzim të vërtetë”, ndërsa një tjetër tha se “ai kishte ndryshuar mijëra jetë njerëzish”. Stephen shkroi në Facebook se “do të vazhdoj të luftoj për aq kohë sa të mundem dhe pavarësisht se çfarë ndodh më pas, dua që të dini se jam mirë mendërisht dhe në paqe me situatën”.