Laç, dhjetëra banesa rrezikohen të shemben, banorët kërkojnë ndërhyrje
Laç- Me dhjetra banesa rrezikojnë seriozisht shembjen në lagjen nr 2 të Laçit, si pasojë e shkarjeve të shumta që ka pësuar toka në këtë zonë.Kjo situatë, e cila vazhdon të akumulojë probleme, kërcënon banesat dhe jetën e këtyre banorëve prej 3 vitesh, ndërsa devijimi i tokës vazhdon çdo ditë.E vemja ndërhyrje për parandalimin e ndonjë tragjedie të mundshme ka qenë gati një vit më parë, ku u vendosën disa barriera betoni, por që për banorët është konsideruar thjesht ndërhyrje elektorale.Banorët shprehen se po jetojnë me ankth, pasi rreziku se banesat e tyre mund ti zënë brenda është më afër se kurrë.Lidhur mbi situatën, nga ana e pushtetit vendor janë kryer procedurat e nevojshme dhe ato janë dërguar në Tiranë, por koha në fakt është kundër afatit të procedurave dhe kërkon marrje të masave në mënyrë urgjente sa nuk është tepër vonë.