Plot 61 mijë rrënjë ulliri nga Universiteti i Kamzës te fermerët

61 mijë rrënjë ullinj të prodhuara në Universtitetin Bujqësor të Tiranës do të shpërndahen për fermerët.Kjo është arritur pas një marrëveshje të nënshkruar midis universitetit dhe Ministrisë së Bujqësisë për të institucionalizuar bashkëpunimin ndërmjet  dy institucioneve për shërbimet në mbrojtjen e bimëve.Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, deklaroi se me anë të këtij bashkëpunimi jepet kontribut  jo vetëm në forcimin e ekonomive por njëkohësisht edhe në përhapjen e varieteteve të pastra vendase.Marrëveshja i hap rrugën strukturave përbërëse të dy palëve të hartojnë programe dypalëshe më të detajuara për të bashkëpunuar në fushat kërkimore-shkencore mbi bazën e mirëkuptimit dhe përfitimit të ndërsjelltë./nzh/oranews online/