Didi mbështet policinë pas kapjes së 1.5 ton drogë: Krimi me kollare po sulmon policinë
Vlorë- Kreu i policisë se shtetit pas asksionit antidrogë të policisë së Vlorës, ku u be i mundur sekuestrimi i një sasie rreth 2 ton kanabis sativa ka mbërritur në Vlorë për të ndjekur nga afër vijimin e punes.Artan Didi tha për gazetaret se strukturat e policisë së shtetit dhe asaj të Vlorës po punojne fuqishëm për të luftuar trafikun e lëndëve narkotike.“Sasitë e sekuestruara në këto muaj janë deshmi e rritjes se efikasitetit të strukturave policore. Tanime krimi ka ndryshuar formë, ai vishet me kollare dhe nganjëhere është hajduti që bërtet më fort kapeni hajdutin” tha ai.Referuar monitorimit të vijës bregdetare, kreu i policisë së shtetit tha se po punohet në të gjitha drejtimet, si për monitorimin e vijës ajrore, detare dhe asaj tokesore.Pyetjes nëse policia do të hyjë në Lazarat, Didi i është përgjigjur se forcat policore kanë hyrë në Lazarat, por Shqipëria ka dhe Lazarate të tjerë.“ Do te kete nje plan te gjere masash, do të ndëshkohen dhe kryepleqtë, krerët e njesive vendore dhe inspektoret e policisë në Komunat ku kultivohet drogë” .