OSBE në Ukrainën Lindore për lirimin e pengjeve

Kiev- Një ekip i negociatorëve i OSBE-së, kishte arritur pak më parë në qytetin e trazuar Sllovjansk, në pjesën lindore të Ukrainës, për të kërkuar lirimin e tetë vëzhguesve të OSBE-së, që mbahen të rrëmbyer nga forcat proruse. Militantët e armatosur pro-rusë në Ukrainën Lindore, kanë publikuar për mediat foto të 3 ushtarëve të shërbimeve të sigurimit të Ukrainës, të rrëmbyer gjatë natës.Të tre ata janë me duar dhe sy të lidhur, gjysmë të zhveshur dhe dukshëm me shenja dhune në trup.  Kjo lëvizje vjen në një kohë kur SHBA-të dhe BE po përgatisin sanskione të reja kundër Rusisë, duke e akuzuar atë për destabilizim të Ukrainës.Ndërkaq sot OSBE pritet të dërgojë një skuadër për të negociuar në Slloviansk, qyteti në lindje të Ukrainës, në përpjekje për të liruar 8 vëzhguesit e saj, të rrëmbyer që prej ditës së premtes nga militantët filo-rusë.Lideri i vetëshpallur i këtyre të fundit, Viatcheslav Panomarev, i ka qujatur 8 vëzhguesit ndërkombëtarë, të burgosur politikë.Militantët pro-rusë vijojnë të mbajnë nën drejtim ndërtesat dhe institucionet zyrtare në dhjetëra qytete të Ukrainës Lindore, duke sfiduar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë qeverinë e re në Kiev.ukraine1Ndërkaq nga malajzia, presidenti amerikan Barack Obama, ka shpjeguar se është shumë e rëndësishme që të ndërmerren masa e sanksione të reja në mënyrë që Moska ta kuptojë një herë e mirë se akte të tilla do të destabilizojnë, jo vetëm Ukrainën, por edhe më gjerë mbarë rajonin. Ditën e nesërme, diplomatët e Bashkimit Europian pritet të diskutojnë e më pas të vendosin për saksione të reja shtesë ndaj Rusisë.Kremlini e ka mohuar kategorikisht të ketë gisht në sulmet ushtarake në lindje të Ukrainës. Rusia ende vijon të mbajë rreth 10 mijë trupa të saj ushtarake në kufi me Ukrainën, duke sfiduar kështu drejtpërdrejtë qeverinë në Kiev, duke e argumentuar praninë e tyre duke thënë se nëse ndonjë interes i Rusisë preket, atëherë ajo do të ndërhyjë.Gjatë ditës së djeshme, grupi i 7 vendeve më të industrializuara të botës, i kërkoi qeverisë në Kiev të jetë e duruar me bandat ruse. Grupi i përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania, Japonia, Franca, Kanadaja dhe Italia, ka dënuar vazhdimisht retorikën shqetësuese të përdorur nga Rusia dhe sulmet e kërcënimet e vazhdueshme në kufijtë mes dy vendeve. Aktualisht, të vetmet sanskione që janë ndërmarrë nga ndërkombëtarët kundrejt Rusisë është ngrirja e aseteve për disa zyrtarë të lartë rus, si dhe ndalimi i udhëtimit për disa të tjerë.