Obama turne në Azi, SHBA mbështet Japoninë
Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka riafirmuar mbështetjen e tij për Japoninë, mbi ishujt e debatuar me Kinën, pas bisedimeve me kryeministrin, Shinzo Abe. Obama, i cili ka nisur një turne në katër vende në Azi ,paralajmëroi të mos ketë përshkallëzime dhe çështja të zgjidhet në mënyre paqësore." Neni pesë i traktatit të sigurisë SHBA-Japoni i mbulon të gjitha territoret nën administrimin e Japonisë, duke përfshirë ishujt Senkaku. Ne nuk besojmë që ata të jenë subjekt i ndryshimeve të njëanshme. Ky nuk është një qendrim i ri, por i qëndrueshëm", tha Obama.
Megjithatë presidenti amerikan tha gjithashtu , se " do të ishte gabim i thellë nëse përshkallëzohej situata, duke sugjeruar dialog mes dy vendeve. Ishujt janë quajtur Senkaku në Japoni dhe Diaoyu në Kinë .Japonia kontrollon ishujt, por Kina ka shtypur me forcë pretendimet e saj në muajt e fundit , duke patrulluar madje me anije në det dhe avione në hapësirën, që ajo tashmë e quan të saj.Japonia varet nga SHBA për sigurinë e saj, në kuadrin e një aleance të vjetër, të shtrirë në dekada dhe që daton në fund të Luftës së Dytë Botërore. Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu një marrëveshje të madhe tregtare, si dhe mbi Korenë e Veriut .