Rusi: SHBA po "bën lojë" me Ukrainën
Rusia do të përgjigjet nëse në interesat e Ukrainës është sulmimi. Këtë ka deklaruar ministri i jashtëm, Sergei Lavrov, duke e krahasuar me luftën gjeorgjiane në vitin 2008. I shprehur për televizionin shtetëror rus, RT, Lavrov akuzoi edhe SHBA-në se po “bënë lojë” me Ukraninën.Në deklaratë ministri i jashtëm i Rusisë, i bëri thirrje Ukrainës për të tërhequr njësitë ushtarake nge lindja e vendit. Lavrov tha se Moska do të mbrojë "interesat legjitime" të saj. Ndërkohë që qeveria e Ukrainës përballet me një revoltë të armatosur atje nga separatistët prorus.
Kievi dhe Perëndimi thonë se Moska komandon forcat e armatosura në Ukrainën Lindore, diçka të cilën Rusia e mohon.Në intervistën e tij, Sergei Lavrov, tha se Kievi kishte rifilluar operacionin e tij "anti-terrorist" në lindje të Ukrainës, ditën e martë gjatë vizitës së nënpresidentit, Xho Bajden.