Londër, nëna vret tre fëmijët me aftësi të kufizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë banorët e New Malden, në jug të Londrës, ku tre fëmijë janë gjetur të vrarë. Tania Clarence, 42 vjeçe, nënë e tre fëmijëve është arrestuar si e dyshuara për vrasjen e fëmijëve të saj me aftësi të kufizuar.
Nëna ka vrarë dy fëmijët binjakë Ben dhe Max me moshë 3 vjeçare dhe vajza Olivia 4 vjeç, që të tre me aftësi të kufizuara për shkak të një sëmundje gjenetike. Në momentin e ngjarjes së rëndë, babai i tyre ndodhej në Afrikën e Jugut për punë, i shoqëruar nga vajza e madhe 8 vjeç.
Olivia lëvizte në karrige me rrota, ndërsa binjakët mezi mundnin të lëviznin. Tania Clarence, me profesion grafik dizajner përfundoi në spital me plagë të lehta dhe menjëherë pas kësaj u arrestua, e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj.
Familja Clarence, me origjinë nga Afrika e Jugut ishte transferuar në një lagje të Londrës vetëm para një jave. Lule, qirinj, kukulla e mesazhe janë lënë jashtë shtëpisë në të cilën ndodhi ngjarja, nga banorët e zonës të cilët janë ende të shokuar.