Rama me minatorët: PS ka një plan për uljen e varfërisë
Programi "Rilindje shqiptare" i Partisë Socialiste parashikon masa dhe një tjetër mardhënieve midis sindikatave, minatorëve dhe qeverisë.Disa nga pikat e këtij programi janë prezantuar nga kreu i PS-së Edi Rama në qytetin e Rrëshenit. Midis të tjerave, shefi i opozitës u ndal në gjendjen e vështirë ekonomike ku, sic tha ai, panorama jashtë Tiranës ështe edhe më e trishtuar.“Unë jam i bindur që ata fare pak që nuk e ngritën dorën llogarisin vetëm borxhet që njerëzit kanë sot ndaj njëri - tjetrit. Por nuk llogarisin pjesën e tyre në borxhin që e merr qeveria në emër të tyre dhe e paguajnë ata. Ky borxh ka kapërcyer 3000 euro. Ky borxh i kushton një familjeje sot 800 mijë lekë në vit për shpenzimet e borxhit. Janë 800 mijë lekë që mungojnë në ekonomi, janë 800 mijë lekë që mungojnë në arkën e shqiptarëve për shkak se shkojnë për shpenzimet e borxhit. Ky borxh është një gropë e madhe ku Shqipëria rrezikon të bjerë dhe të ndodhet në një situatë që sot ne nuk e parashohim dot”tha Rama.Rama tha gjithashtu se në thelb qeverisja socialiste kërkon të mbyllë këtë kapitull, duke i hapur rrugë një tjetër kapitulli bazuar jo më në shifra, por në të punësuar.“Ajo që ne angazhohemi të bëjmë, është që së pari të vendosim të vërtetën në themelin e punës së qeverisë dhe të marrëdhënieve të njerëzve me qeverinë, duke i dhënë fund historisë së shifrave të manipuluara të punësimit, të rritjes ekonomike të cilësisë së shërbimeve dhe duke hapur një kapitull ku e vërteta sado e hidhur që të jetë, duhet të jetë themeli i punës së qeverisë dhe i marrëdhënieve të qeverisë me publikun”theksoi Rama.Rama i shoqëruar edhe nga anëtarët të tjerë të kryesisë kanë njohur nga afër situatën ekonomike në Rrëshen duke u ndalur gjerësisht në probelmet konkrete të minatorëve, popullatës si dhe funksionin real te sindikatave.