Irani ndalon WhatsAppin, prej 'Zionistit´ Zuckerberg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2014, 11:07
Irani ka ndaluar përdorimin e aplikacioni WhatsApp, pas blerjes së tij nga themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg. Sipas tyre, ai ka prejardhje hebre dhe është një "Zionist" amerikan.Zionizmi është një lëvizjë kombëtare e hebrenjve që mbështet krijimin e një atdheu hebre në territoret e Israelit të sotshëm.Cënimi i shtypit nuk është gjë e re në Iran. Ata ndaluan Facebookun dhe Twitterin në 2009 gjatë periudhës së pranverës arabe.Pavarësisht popullaritetit në botë, me rreth 500 milion përdorues, 700 milion foto dhe 100 milion video që shpërndahen çdo ditë,WhatsAppi-i është " delja e zezë" e Lindjes së Mesme.Cilësimi i Zuckerberg si një 'Zionist' amerikan është një nga arsyet kryesorë të refuzimi.