Drejtori i Ujësjellsit Patos i përgjigjet PD: Pre e monitimit të proceseve greke
Patos- Drejtori i Ujësjellsit të Patosit, Petrit Elmazaj, reagon lidhur me akuzat e hedhura ndaj tij nga Partia Demokratike.Përmes një deklarate për mediat, Petrit Elmazaj deklaron se së pari nuk është emërim politik i PS-së siç pretendon selia blu, por është emëruar nga Bordi i Ujësjellësit kundrejt një konkurimi publik dhe transparent, pjesë e të cilit janë edhe përfaqësues të PD-së.Lidhur me akuzat për probleme me drejtësinë greke, Drejtori i Ujësjellsit sqaron se” në vitin 1995 i detyruar për të kuruar sëmundjen e djalit , rashë pre e monitimit të proceseve kundër shqiptarëve në Greqi”.Një ditë më parë Partia Demokratike përmes zëdhënëses së saj Laura Vorpsii kërkoi kryeministrit Rama të bëjë transparencë për drejtorin e Ujësjellësit të Patosit, i cili sipas saj për shkak të problemeve me drejtësinë greke, ka ndryshuar emrin.Deklarata e plotë e Drejtorit të Ujësjellësit PatosLidhur me deklaratën e djeshme të Partisë Demokratike, që në fillim dua të them se e hedh poshtë me përbuzje dhe përçmim pasi nuk bënë gjë tjetër veçse sjell në kujtesën e shqiptarëve luftën e klasave të mbartur nga sistemi komunist.Përsa thuhet në atë deklaratë ndjej të shpjegoj përpara opinionit publik sa më poshtë:Së pari, në detyrën ku jam sot nuk më ka emëruar Partia Socialiste. Në atë detyrë më ka emëruar Bordi i Ujësjellësit kundrejt një konkurimi publik dhe transparent. Në atë Bord bëjnë pjesë përfaqësues të disa partive politike, duke përfshirë përfaqësues dhe të Partisë Demokratike në disa njësi vendore. Zgjedhja ime ështëbërë me votat unanime të këtyre anëtarëve.Së dyti, të gjithë bashkëqytetarët e mi e dinë të vërtetën e dhimbshme të familjes time në shtetin grek në vitin 1995, ku i detyruar për të kuruar sëmundjen e djalit , rashë pre e monitimit të proceseve kundër shqiptarëve në këtë shtet. Kjo është arsyea, që jo rastësisht kam mbajtur postin e Këshilltarit në Bashkinë e Patosit në vitin 2003, nën siglën e një partie të vogël të djathtë me mbështetjen e bashkëqytetarëve të mi.Së treti, kam konkuruar në këtë pozicion, për një sfidë personale administrative, për ti dhënë qytetit të Patosit ku familja ime jeton prej dekadash, të drejtën për të pasur në shtëpitë e tyre ujë të pijshëm. Kjo pas odisesë 24 vjeçare të problemeve me ujin të këtij qyteti. Ishte krejt normale që gjatë 8 viteve të shkuara, qytetarët të mos shikonin prej javësh ujë të pijshëm në rubinetat e tyre. Sot jam krenar që me punën time dhe të kolegëve në ndërmarrje, po bëjmë përmirësime të prekshme në këtë kuadër.Me respekt dhe plotësisht i përgjegjshëm për detyrën e ngarkuar,Petrit Elmazaj