Ukrainë, forcat pro-ruse rrëzojnë helikopterin ushtarak

Ukrainë - Forcat pro-ruse kanë qëlluar dhe rrëzuar një helikopter ushtarak të Ukrainës. Ky njoftim bëhet i ditur nga Ministri i Mbrojtjes të Ukrainës, i cili ka deklaruar se ekuipazhi i helikopterit në Sloviansk, shpëtoi pasi ai u rrëzua në lumë. Ky ishte i treti helikopter ushtarak, i cili do të ulej në këtë qytet, ditët e fundit.Ndërkohë nga agjencia ruse e lajmeve Interfax, mësohet se militantët pro - rusë jashtë Slovianskit, janë tërhequr nga sulmet me trupat e Ukrainës. Forcat qeveritare morën kontrollin e selisë së televizionit dhe dëbuan rebelët nga qyteti.Banorët vendas kanë njoftuar se më herët, mëngjesin e sotëm, kanë dëgjuar të shtëna të vazhdueshme me armë. Katër ushtarë ukrainas kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve në Sloviansk, shifër e bërë publike nga Ministria e Brendshme.