Sulm nga persona të armatosur, 4 të vrarë në lindje të Ukrainës

Katër persona kanë mbetur të vdekur nga një konflikt me armë në qytetin Sllovjansk, në pjesën lindore të Ukrainës.Televizioni shtetëror i Rusisë, Rossia 24, ka raportuar sot se persona të armatosur e kanë sulmuar një postbllok prorus, në periferi të Sllovjanskit, dhe se në mesin e të vrarëve ka pasur separatistë prorusë dhe persona të armatosur.Qyteti Sllovjansk, që gjendet 100 kilometra në veri të kryeqytetit rajonal, Donjeck, në masë të madhe është nën kontrollin e separatistëve prorusë, të cilët së pari e patën okupuar selinë e policisë e pastaj edhe ndërtesën e administratës së qytetit.Separatistët prorusë në Sllovjansk, poashtu, i kanë marrë edhe disa makina ushtarake të Ukrainës nga qyteti i afërt Krematorsk.Ministria e jashtme e Rusisë tha se ishte “e tmerruar” për të shtënat në pjesën lindore të Ukrainës, sot në mëngjes.Kjo Ministri theksoi se me sulmin e sotëm afër qytetit Sllovjansk, është shkelur armëpushimi për Pashkë, i shpallur nga autoritetet e Ukrainës, dhe kjo tregon se Kievi nuk dëshiron t’i çarmatos “nacionalistët dhe ekstremistët”.