Londër, shqiptari i dënuar për trafik kokaine, gjobitet 20 mijë paund
Londer- Nësë ngre pasuri duke kryer një akt kriminal, përvec dënimit të gjykatës, më pas do të duhet të paguash për shtetin përfitimet nga ky akt ose do të duhet të vuash dënim shtesë.Kjo gjë ka ndodhur me një shqiptar në Britaninë e Madhe.Indrit Korra është një nga 4 anëtarët e një bande kriminale shqiptare të trafikimit të drogës.Ai u dënua me 5 vjet e 4 muaj burg nga Gjykata e Noriuc, pasi u shpall fajtor për transportin e lëndës narkotike, kokainë me vlerë 750 mijë paund nga Londra në Noruic.Por tani është urdhëruar të paguajë shumën e 19 mijë paund osë të kryejë edhe 11 muaj burg shtesë.E gjithë banda në 2012-ën, u dënua në total me 15 vjet heqje lirie, pasi policia goditi këtë grup ndërsa iu sekuestrua 2 kg kokainë bashkë me makineritë e punës për ta prerë dhe ndarë atë.Dje Korra doli sërish përpara gjykatës, pasi fillimisht u deklarua se shuma që do të përfitohej nga shitja e drogës ishte 9 mijë paund por pasi dëshmi te reja kishin dalë në dritë, sipas prokurorit të cështjes David Wilson, u deklarua se shuma që do të përfitohej ishte 345 mijë paund.Avokati i shqiptarit Michael Clare tha se Indrit Korra nuk ka asnjë mënyrë për t'i siguruar këto para ndaj do të vuajë dënimin shtesë.Sipas Agjencisë së të ardhurave nga akti i krimit në Londër dhe legjislacionit në fuqi, të gjithë ata persona që përfitojnë pasuri nga krimi, janë të detyruar që ose të kthejnë të gjithë fitimin që kanë bërë nga ky krim osë të vuajnë dënim shtesë, përpos atij të dhënë nga gjykata./sg/oranews online/