Britani, 2 vjet burg shqiptarit për trafik klandestinësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2014, 09:03
Një shqiptar dhe një shtetas çek janë dënuar nga gjykata në Britani pasi kanë ndihmuar të fusin në Britani 20 emigrantë shqiptarë të paligjshëm.Agim Kolaj, me banim në Queensbury Close, Bedford ka pranuar veprën penale dhe gjykata e ka duar me 27 muaj burg. Ndërsa shtetasi çek i cili ishte shoferi i furgonit frigorifer u dënua me 3 vjet burg.Nga procesi gjyqësor Kolaj akuzohet se kishte organizuar takimin e emigrantëve ilegalë në Belgjikë dhjetorin e kaluar. Por ata u zbuluan nga një grup oficerë policie që po kalonin andej, informon BBCTë gjithë emigrantët ilegalë ishin me shtetësi shqiptare.