Berisha: Protestuesit i demaskuan Ramës panairin e mashtrimit
Ish-kryeministri, Sali Berisha, përshëndet protestën e sotme të shkarkuarve nga administrata. Në një reagim në rrjetin social fb, Berisha shprehet se "protestuesit për dy orë me radhë bllokuar Ramën dhe Veliajn në Pallatin e Kongreseve dhe demaskuan panairin e kotësisë, mashtrimit dhe të papunësisë".Reagimi në fbNderim protestueseve dhe protestuesëve që demaskuan sot panairin e Ramës si panairin e kotësisë, mashtrimit dhe të papunësisë. Ata me protestën e tyre frymëzuese bllokuan për dy orë Ramën dhe Velinë e tij në pallatin e kongreseve.Protestuesit trima, që kishin dalë aty për bukën e femijëve të tyre, Rama në fjalen e tij i quajti me cinizëm "delegacioni i SHQUP-it".Por pavarësisht nga forca të panumërta civile dhe me uniformë qe rrethuan zonën dhe Ramën e Velinë për ti nxjerrë nga pallati, ata me guxim shoqëruan daljen e tyre me thirrjet: Qeveri e mashtrimit!, Mashtrues! Mashtrues! Turp! Turp!Të dashur qytetare dhe qytetarë, duke shprehur mirënjohje dhe përgëzime protestuesëve që ndrynë sot në pallat 2 orë kryemashtruesin e vendit, le të konsiderojmë protestën kundër klikës Rama -Meta si detyrën tonë qytetare kryesore!Deputeti Eduard Halimi në fbSKANDAL! Dhunohen nga kryeministri punonjesit e larguar pa motiv nga administrata publike qe me te drejte kerkojne rikthimin ne pune. U ndalohet hyrja ne panairin e punes. Ka turp me te madh ne kete dite? Papergjegjshmeria, mungesa e guximit per tu perballur, paligjshmeria dhe genjeshtrat, te gjitha ne dhune derivojne. Ata burra dhe gra qe sot jane ne rruge dhe po jetojne ne lekure arrogancen, padrejtesite, shperfilljen dhe deri dhunen e pushtetit, duhen mbeshtetur.