Kosovë, studenti proteston i vetëm, kërkon punë

Kosovë- I vetëm dhe me një pankartë në duar, ku shkruante “Unë Dua Punë”, Mejdi Ramadani, student i Universitetit të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, Ditës së Punëtorëve, ka protestuar para Qeverisë së Kosovës, për të kërkuar punë dhe për t’i kujtuar shtetit, që shumica e të rinjve janë të papunë.Ramadani, thotë se më herët ka qenë student i një universiteti privat ,ndërsa tani për shkaqe financiare ka kaluar në Universitetin e Prishtinë.Ai thotë se jeton vetëm me një pension të babait të tij, i cili ka pasur një aksident. Ai ka vendosur të bëjë një protestë paqësore, në mënyrë që të kërkojë punë nga Qeveria e Kosovë.Ai tha, se nëse do të gjente ndonjë punë, me paratë e mbledhura do të largohej nga Kosova, për të vazhduar studimet jashtë vendit.