Dukagjin, makina bie në humnerë, 3 plagosen
Dukagjin-Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e rënies në humnerë të një automjeti.Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites në Dukagjin të Shkodrës, ku një fuoristradë në të cilën udhëtonin tre persona ka humbur kontrollin dhe ka rënë në humnerë në një thellësi prej 50 metrash.Korrespondenti ynë nga Shkodra, Bepin Kolvata informoi se tre personat, të identifikuar si shtetasit Gjin Martini, Gjergj Kola dhe Palmir Kulla, kanë marrë plagë të rënda dhe kërkohet helikopter për transportimin e tyre drejt spitalit të traumës në Tiranë, pasi terreni i vështirë atje vështirëson mbërritjen në kohë të ambulancës.Menjëherë pas sinjalit të dhënë nga policia, dy helikopterë u nisën drejt Dukagjinit për marrjen e të plagosurve, të cilët rreth orës 19:00 u sollën në spitalin e traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.Policia jep detaje mbi aksidentinMe datën 01. 05. 2014, në Fshatin Ndrejaj, Komuna Shosh e rrethit Shkodër, duke udhëtuar në aksin rrugor Shosh - Shkodër, automjeti tip Fuoristradë Land Rover, me targa LE 7751 A, me drejtues shtetasin Gjin Martin Gjoni, si pasoje e humbjes së kontrollit ka dalë ka dalë nga rruga duke rënë rreth 50 metra në greminë. Si pasojë janë dëmtuar rëndë shtetasit :" Gjergj Kol Nika ( Martini ), vjec 19, banues në Ndrejaj" Gjin Martin Gjoni, vjec 30, banues në Ndrejaj" Palmir Nika Kulla, vjec 20, banues në NdrejajMenjëherë në vendin e ngajrjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe të ndihmës së shpejtë. Në transportimin e të dëmtuarve për në Spitalin Ushatarak Tiranë janë angazhuar dhe dy helikopterë të Ministrisë së Shëndetësisë.Shtetasit e dëmtuar ndodhen në gjendje të rëndë ne Spitalin Ushtarak. Po kryhen veprimet në vendin e ngajrjes dhe në përfundim do të jepet informacion i plotë.