Kiev kërkon të rimarrë qytetin e pushtuar nga pro-rusët, 38 të vdekur
Kiev-Është luftë civile. Kiev ka ndërrmarrë sot operacionin kundër terrorizmit kundër separatistëve pro rusë.Sulmi ka nisur rreth orës 4:30 (3:30 me orën tonë). 38 Persona kanë vdekur në një zjarr pas përleshjeve në Odesa. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare. Por jo vetëm. Luftohet në të gjithë lindjen e Ukrainës. "Shumë" militantë pro rusë janë vrarë dhe plagosur edhe në Sloviansk. Përleshjet vazhdojnë edhe nga sa thuhet nga Presidenti ad interim, Oleksandr Turchynov, Gjatë kohës së sulmit të nisur nga Kiev në qytetin lindor të paktën dy ushtarë ukrainas kanë mbetur të vdekur ndërsa 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Janë rrëzuar edhe 2 helikopterë Mi-24 dhe është dëmtuar një helikopter Mi-8.Forcat qeveritare ukrainase kanë nisur një operacion për të rimarrë qytetin lindor të Sllovianskut të pushtuar nga forcat pro-ruse.Sipas ministrit të Brendshëm Arsen Avakov, 1 pilot ukrainas është vrarë ndërsa të tjerë ushtarë janë plagosur.Sipas tij, militantët pro-rusë të armatosur kanë hapur zjarr ndaj dy helikopterëve ndërsa plumbat kanë vrarë njërin nga pilotët.Ndërsa nga ana e tyre, separatistët në Slloviansk e kanë mohuar të kenë hapur zjarr.Agjencitë e lajmeve raportojnë për të shtëna, shpërthime dhe helikopterë ushtarakë që qëllojnë në rrethinat e Slovianskut.Por gazetari i "New York Time" që ndodhet atje, CJ Chivers përmes një mesazhi të postuar në rrjetin social Tëitter njoftoi se "aktualisht në Sloviansk ka fare pak të shtëna".Në një deklaratë për mediat, ministry Avakov tha se tashmë forcat qeveritare ukrainase kanë hyrë në një fazë aktive, në të cilën janë përfshirë forcat e brendshme dhe Garda Kombëtare.Televizioni shtetëror rus "Rossiya 24" më herët deklaroi se qyteti po "bastisej" ndërsa të mërkurën e 30 prillit, Ministria e Jashtme ruse paralajmëroi se çdo operacion do të kishte "pasoja katastrofike".Më herët, presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Olexandr Tuchynov futi sërish në fuqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak, për t'u përballur me sigurinë e degraduar në lindje të vendit.Lëvizja, e shpallur me një dekret, erdhi teksa militantët pro-rusë morën nën kontroll zyrën e prokurorit rajonal në Donetsk, një qytet ku shumica e ndërtesave qeveritare tashmë është nën kontrollin e tyre.Ende në kufirin lindor të Ukrainës qëndrojnë rreth 40 mijë trupa ruse.Sot pritet që situata e tensionuar në lindje të Ukrainës dhe qëndrimi i Rusisë, të jenë në qendër të bisedimeve edhe mes presidentit amerikan Barack Obama dhe kancelares gjermane Angela Merkel në Washington./sg/oranews online/