Durrës, arrestohet grabitësi i supermarketit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2014, 09:00
Durrës- Një 30-vjeçar është arrestuar sot pasi akuzohet për grabitjen me armë të supermarketit mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.Supermarketi, përballë spitalit të qytetit, dhe 200 metra larg godinës së drejtorisë së Policisë u grabit mbrëmjen e djeshme në lagjen 6 të qytetit.Fatmir Lukaj dyshohet se nën kërcënimin e armës dhe i maskuar ka grabitur paratë e xhiros ditore të supermarketit.Policia e Durrësit arrestoi Lukajn në lagjen 18, është sekuestruar edhe arma, me të cilën kreu grabitjen.Dyshohet se arma e grabitjes mund të jetë plastike, por ende nuk është konfirmuar./sg/oranews online/