Fier, maskat grabitin punonjësit në stacionin e pompimit në Kafaraj

Fier- Maskat godasin edhe në Fier. Vetëm pak minuta pas grabitjes së supermarketit në Durrës, një tjetër grabitje ka ndodhur në Fier. Persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur punonjësit në stacionin e pompimit në Kafaraj.Burime nga vendgjarja bëjnë me dije se grabitësit kanë terrorizuar punonjësit duke qëlluar në ajër dhe u kanë marrë gjithçka me vlerë që kishin me vete. Po kështu mësohet se maskat kanë grabitur dhe një automjet, më të cilin janë larguar më pas.Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendgjarje . Blutë kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur postoblloqe të shumta në akset kryesore për të bërë të mundur kapjen e autorëve të grabitjes.