Kosovë, Naser Osmani mbahet në paraburgim, nesër vendimi
Prishtinë- Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani do të mbahet në paraburgim deri nesër.Osmani së bashku dhe me 11 të arrestuarit e djeshëm të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare në ndërmarrjene Fabrikës së Armaturës në Podujevë.Sot ata dolën në gjykatë por nuk është marrë vendim nga gjyqtari i procedurës paraprake për caktimin e masës së paraburgimit sipas kërkesës së prokurorit.Mediat kosovare shkruajnë se gjyqtari i procedurës paraprake Vehbi Kashtanjeva, vendimin do ta marrë nesër në mëngjes, ose pas dite.Deri nesër, 12 të dyshuarit do të mbahen në paraburgim, duke përfshirë edhe deputetin e LDK-së Naser Osmani.Në seancë avokatët mbrojtës kundërshtuan kërkesën e prokurorit për caktimin e paraburgimit duke vlerësuar se prokurori nuk ka mundur të japë asnjë provë.Akuzat ndaj Osmanit kanë të bëjnë me votën e tij si anëtar i bordit i AKP-së në mbledhjen e 20 janarit 2012, për lirimin e bleresit të fabrikës FAN nga zotimet ndaj AKP-së.