Ukraina rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
Kiev- Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Olexander Turchynov, ka rivendosur mobilizimin ushtarak, në mënyrë që të përballet me përkeqësimin e sigurisë në Lindje të vendit.Lëvizja, e shpallur me dekret, erdhi pas pushtimit të zyrës rajonale të Prokurorit nga militantët pro-rusë në qytetin lindor të Donjeckut.Militantë pro-rusë sulmuan zyrën e Prokurorit, duke akuzuar njerëzit brenda saj se qendronin në krah të qeverisë së Kievit.Turma më pas hyri me forcë në ndërtesë, duke rrëmbyer armë dhe mburoja nga oficerët e policisë. Shumë prej agresorëve thërrisnin “Fashistë! Fashistë!”. Ka raportime për të plagosur nga të dyja kampet.Turchynov pranoi të mërkurën se forcat e tij e kishin të pamundur dhe janë të papërkrahur për t’i bërë ballë trazirave në disa pjesë të Lindjes së vendit, duke thënë se synimi tani për tani ishte shmangia e përhapjes së tyre në rajone të tjera.Korrespondentët thonë se Ukraina ka rreth 130 mijë trupa në forcat e saj të armatosura, të cilat mund të përforcohen me rreth 1 milionë rezervistë.Kievi hoqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të rinjtë, në fund të vitit 2013, pas një ligji të nxjerrë nga ish-presidenti Viktor Yanukovych. Në atë kohë, Yanukovych tha se Ukraina do të ndërmerrte reforma ushtarake për të krijuar “një ushtri profesioniste”.Ukraina fajëson Rusinë si organizatore të mësymjes ndaj zyrave të administratave lokale në lindje, një akuzë të cilën Moska e mohon. Rreth 40 mijë trupa rusë janë stacionuar pranë kufirit lindor të Ukrainës.