Borxhi ndaj biznesit, MF: Deri tani janë shlyer 200 mln$
Tiranë- 200 milionë dollarë është shuma që Ministria e Financave i ka kthyer biznesit për detyrimet e prapambetura. Në një deklaratë për mediat, Ministria ndërsa informon mbi ecurinë e pagesave bën me dije se në muajin mars 2014, deri në mbyllje të muajit prill,Ministria e Financave ka zhbllokuar rreth 160 milionë dollarë detyrime të prapambetura në sektorët e investimeve publike, rimbursimit të TVSH dhe atij energjetikNë lidhje me rimbursimin e TVSH, Ministria ka shpallur listën e subjekteve për detyrime që i takojnë periudhës deri më 31 dhjetor 2013, me vlerë rreth 85 milionë dollarë. Pra, nëse për likuidimin e borxhit ndaj firmave private tek investimet publike Ministria është duke proçesuar për vitet 2010-2011, te rimbursimi i TVSH ka avancuar duke mbyllur kështu 2013-n (pas rakordimin me drejtorinë e Tatimeve në lidhje me detyrimet që ka biznesi).Duke llogaritur në total edhe detyrimet e paguara në dhjetor 2013, fatura e borxheve të vjetra të shlyera deri më tani arrin gati në 200 milionë dollarë. Për vitin 2014 është parashikuar në buxhet të shlyhen rreth 350 milionë dollarë fatura të prapambetura.MF: Kompanite të njihen me procedimin e faturave për detyrimet e prapambeturaMinistria e Financave, Drejtoria e Pagesave ka publikuar se fundmi ne ueb (Programi / Shlyerja e Detyrimeve te Prapambetura) dy tabela:Tabelat paraqesin te listuara kompanite me detyrimet ne fushen e investimeve dhe te rimbursimit te TVSH, te cilave u jane çelur fondet ne thesar nga Minitria e Financave.Sikurse do te shikoni, te kolona Vlera e Shlyer, duket qarte se jo te gjitha kompanite i kane terhequr parate.Publikimi i tabelave me kompanite, daten e fatures, daten e krijimit te pageses, institucioni me te cilen ka lidhur kontrate, shumat, etj, qe nga dita e pare e nisjes se procesit behet ne kuader te transparences se plote, per ti njohur me ecurine e pageses.Me kete rast, Ministria e Financave i fton kompanite te njihen me statusin e tyre dhe te vijojne me procedimin e faturave per detyrimet e prapambetura.Ecuria me pagesatNë muajin mars 2014, sapo qeveria shqiptare miratoi Strategjinë e Shlyerjes së Detyrimeve të Prapambetura ndaj biznesit dhe individëve, Ministria e Financave publikoi listën me subjektet dhe faturat për likuidim.Deri më tani, në mbyllje të muajit prill, Ministria e Financave ka zhbllokuar rreth 160 milionë dollarë detyrime të prapambetura në sektorët e investimeve publike, rimbursimit të TVSH dhe atij energjetik.Në lidhje me rimbursimin e TVSH, Ministria ka shpallur listën e subjekteve për detyrime që i takojnë periudhës deri më 31 dhjetor 2013, me vlerë rreth 85 milionë dollarë. Pra, nëse për likuidimin e borxhit ndaj firmave private tek investimet publike Ministria është duke proçesuar për vitet 2010-2011, te rimbursimi i TVSH ka avancuar duke mbyllur kështu 2013-n (pas rakordimin me drejtorinë e Tatimeve në lidhje me detyrimet që ka biznesi).Nëse llogarisim edhe detyrimet e paguara në dhjetor 2013, në total fatura e borxheve të vjetra të shlyera deri më tani arrin gati në 200 milionë dollarë. Për vitin 2014 është parashikuar në buxhet të shlyhen rreth 350 milionë dollarë fatura të prapambetura.Ministria e Financave u bën thirrje subjekteve private të njihen me listën e detyrimeve të hedhura në thesar dhe të proçedojnë me pagesën në institucionet përkatëse.