Intervista e mbremjes, Petrit Vasili
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2014, 22:34
Ilir Meta ishte bashkëkryetar edhe në qeverisjen Berisha, sikundër vijon të jetë me qeverinë Rama. Kështu i përgjigjet akuzave, por dhe ironisë së opozitës, kryesisht të ish-kryeministrit Berisha, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili. Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, Vasili tha se marrëveshja e bashkëqeverisjes ka të bëjë me marrje përgjegjësish, por në ndryshim nga Rama që sipas Vasilit e ka pranuar publikisht që kjo qeverisje ka dy lider, Berisha e ka të pamundur ta pranojë.