Turqia i kërkon Rusisë ulje të çmimit të gazit

Turqia, e cila është shumë e varur nga Rusia në sajë të furnizimit energjitik, parashikon të kërkojë një ulje të çmimit të gazit, njoftoi sot Ministri turke e Energjetikës."Marrëveshja që kemi me Rusinë na jep të drejtën për të rishikuar çmimet në muajt e ardhshëm", shpjegoi ministri Taner Yildiz, para gazetarëve në Ankara."Ne do të paraqesim kërkesën tonë për këtë çështje Rusisë dhe përfaqësuesve të 'Gazprom'-it", shtoi ai.Numri dy i "Gazprom"-it, Alexandre Medvedev do të takohet të hënën me përfaqësues nga pala turke.Pavarësisht qëndrimeve të kundërta diplomatike, natyrisht për çështjen e Sirisë, Turqia dhe Rusia kanë shkëmbime të shumta në fushën e tregtisë dhe energjetikës.Turqia varet nga Rusia për shumicën e furnizimit me gaz dhe naftë dhe importet e energjisë përbëjnë një nga shkaqet kryesore të numrit më të madh të defiçitit të llogarive rrjedhëse.Në 2010, Ankaraja nënshkroi me Moskën një marrëveshje për ndërtimin e centralit të parë bërthamor në Turqi, në Akkuyu, në jug të vendit.(ATSH)