Duhet të vendos për lidhjen me Chris
Drama, Rihanna dhe Chris Brown po vazhdon me zhvillime të reja, e në këtë rast jo në favor të këngëtares nga Barbadosi. Këto ditë, Chris, ka publikuar në rrjetin social, Instagram disa fotografi të (ish) së dashurës, Kaurreche Tran.Kjo gjë pa dyshim se e ka zemëruar Ririn por, ajo nuk ka reaguar lidhur me këtë rast vetëm se gjatë tërë kohës, këngëtarja ka publikuar pjesë inspiruese nga bibla, gjë të cilën e bën vazhdimisht.Para disa ditësh, Chris ishte në Paris ku u pa i shoqëruar me Kaurrechen e kjo gjë e ka lënduar Rihannan. Sipas një burimi, Rihanna i ka dhënë ultimatum Chris dhe kësaj radhe ajo e ka seriozisht."Chris duhet të ndaloj këtë lojë para se ajo të largohet përgjithmonë dhe kësaj radhe Rihanna nuk po luan. Ajo e do shumë atë dhe ai di këtë gjë por, në këtë rast bëhet fjalë për zemrën e saj dhe Chris këtë gjë po e shfrytëzon. Ajo vërtetë është lodhur", ka thënë një burim.Ndërkohë, përsa i përket Kaurreche-s, krejt çfarë do ajo është që Chris ta përfundojë turneun e tij dhe të kthehet në Los Aangelos në mënyrë që të shohin se çfarë do të bëjnë me njëri tjetrin."Asaj nuk i interson se me kë ai e tradhton përderisa kthehet prapë tek ajo", ka thënë burimi.