I bashkohet yjeve të tjera

Kristen Stewart, ka filluar ti bashkohet yjeve që parapëlqejnë ta ekpozojnë trupin në tapetin e kuq. Aktorja nuk njihet për stil te veçantë dhe paraqitjet e sajë në tapetin e kuq gjithmonë kanë qenë disi të mërzitshme. Por kohët e fundit, ajo ka filluar ta ndërrojë një gjë të tillë. Kristen ka marrë pjesë në promovimin e filmit të saj, "On The Road" ku është paraqitur me një fustan që i ekspozonte shumë trupin e që është punuar nga stilisti, Erdem.Aktorja, edhe gjatë premierës së filmit, "Breaking Dawn 2" muajin e kaluar, kishte veshur një fustan nga i cili i shiheshin të brendshmet.Pas skandalit së tradhtisë me regjisorin Rupert Sanders, Kristen dhe i dashuri i saj, aktori, Robert Pattinson i janë kthyer lidhjes dhe tani ajo po shijon momente shumë të mira si në jetën private ashtu edhe në karrierën e saj si aktore.