Po ndahen sërish

Rihanna ka nxitur thashethemet se romanca e saj me Chris Brown ka mbaruar pas disa postimeve që ajo ndau me fansat në Twitter ku tregonte se meshkujt janë mashtrues. Pas ndarjes së tyre të famshme në 2009 ata u panë në fillim të këtij viti bashkë duke thënë se po mundohen ta rindërtojnë shoqërinë e tyre por në disa foto shihej se ata janë më shumë sesa vetëm shokë. Por tani krijuesja e hitit "Umbrella" tha se nuk dëshiron të ketë më punë me meshkuj. "Asnjëherë mos e nënvlerëso aftësinë e meshkujve për të të bërë të ndihesh fajtore për gabimet e tij", shkroi ajo.Fansat menjëherë aluduan se këto kishin të bënin me raportin e saj me Chris.  "Kontrollo se çfarë po toleron", ishte një tjetër postim i saj. "Ti jep, ti merr, pastaj e kthen mbrapa por duhet t'ia japësh lamtumirën përsëri", vazhdoi ajo. Këto postime u fshinë pas pak kohësh, dhe Rihanna publikoi një foto të Chris, duke shkruar se i mungon ai. Deri më tani asnjëri nuk ka komentuar.