Bota rrotullohet edhe për Cheryl Cole
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2012, 13:22
E kishin "shqelmuar" nga spektakli muzikor, "X Factor "në Amerikë me arsyen se publiku nuk e kuptonte theksin e saj të anglishtes. Por, ka ardhur dita që Cheryl Cole po e përgjërojnë që të kthehet në panel. Ndërkohë , këngëtarja, ka deklaruar se as nuk e ka ndërmend të kthehet dhe se tani po i përkushtohet karrierës së saj muzikore. Bëhet e ditur se, shefi i, "X Factor", Simon Cowell është i gatshëm të paguajë një shumë të majme parash vetëm që ta ketë prapë bukuroshen në panelin e jurisë për shkak që shikueshmëria e spektaklit ka rënë dukshëm, që kur është larguar këngëtarja. Vitin e kaluar, këngëtarja u zëvendësua me Nicole Scherzinger. Që nga ajo ditë, ajo dhe Simon i kanë ftohur mardhëniet miqësore mes tyre.