“Lincoln”, favorit për Globin e Artë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2012, 21:42
Filmi “Lincoln” i regjisorit amerikan, Steven Spielberg, është favoriti kryesor për Globin e Artë.Ai është nominuar për shtatë çmime, përfshirë aktorin më të mirë, regjisorin më të mirë dhe dramën më të mirë.“Lincoln” konkurron me “Argo”-n e Ben Affleckut, dhe filmin “Django Unchained” të Quentin Tarantinos – të dy me nga pesë nominime.Fituesit do të shpallen më 13 janar të vitit 2013, në Los Angeles.“Lincoln” bazohet pjesërisht në një biografi të ish-presidentit amerikan, Abraham Lincoln.Globi i Artë është një çmim vjetor i Hollivudit.