Dëshiron Leonardo di caprio
Ylli i "Lord of the Rings", Orlando Bloom dhe modelja , Miranda Kerr kanë filluar të përballen me problemet martesore madje thuhet se çifti janë ndarë. Ata janë martuar në vitin 2010 dhe së bashku kanë një djalë 24 muajsh. Ndërkaq, bëhet e ditur se,një person i tretë në mes tyre është arsyeja e problemeve të çiftit e në këtë rast, kemi të bëjmë me aktorin, Leonardo DiCaprio. Këto ditë, Orlando ka qenë në Afrikën jugore për xhirimet e filmit të tij më të ri, "Zulu" ndërkaq, modelja nuk ka ndenjur duarkryq. Miranda, ka qenë e pranishme në ditëlindjen e 38-të Leondardo DiCaprio-s dhe sipas disa burimeve, të dy janë parë në momente flirtuese me njëri tjetrin. Orlando dhe vetë modelja nuk janë deklaruar ende nëse keto që thuhen janë të vërteta apo vetëm thashetheme