Drew Barrymore prezanton të bijën e saj me botën
Drew Barrymore ka folur për vajzën e vogël që sapo ka sjellë në jetë, duke e prezantuar atë për herë të parë edhe me botën.Aktorja 37-vjecare është shfaqur në kopertinën e revistës "People", duke mbajtur në krah Oliven, fëmijën e saj që ka me konsulentin artistic Will Kppelman ,teksa e tregon me krenari krijesën e saj.Ndërsa në një intervistë të dhënë për revistën në fjalë, Drew ka deklaruar se nuk ishte e përgatitur që jeta e saj të ndryshonte, pas ardhjes në dritë të bebes së saj. "Nuk munda të fle dhe të ha për dy javë, pasi isha shumë nervoze dhe më mbante në ankth pyetja: 'Si do të mbaj dikë gjallë!". Mirëpo me ndihmën e Will, aktorja ka bërë të mundur që t'i garantojë një strehëz tepër të ngrohtë të bijës. "E gjithë kjo është vërtet emocionuese për mua, sepse më ngjan me një mrekulli"