Magjepset nga Rita Ora

James Arthur pëlqehet nga shumë femra, veçanërisht pasi doli fitues në "X Factor", por duket se ai i ka vënë syrin një femre mjaft të famshme. Këngëtari 24 vjeçar ka shkëmbyer numrat e telefonit me Rita Orën, dhe ka flirtuar me të si i çmendur, njoftojnë mediat britanike. James ka takuar këngëtaren Ora, kur ajo u paraqit në shfaqjen në ITV1 gjatë muajit të kaluar, dhe sërish gjatë fundjavës së kaluar në finalen e "X Factor"."Ai ishte mjaft i magjepsur nga Rita, pas shfaqjes së të shtunës," tha një burim duke shtuar: "Ata biseduan gjatë në prapaskenë dhe shkëmbyen numrat."Megjithatë, duket nuk është vetëm James ai që është i interesuar.Edhe këngëtarja nga Kosova, e cila kohën e fundit u nda me Rob Kardashian, ka shfaqur pëlqimin e saj duke thënë javë më parë: "Unë duhet të ju them të vërtetën, më pëlqen të shikoj James Arthur duke performuar"