Kurohet me sukses
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2012, 14:33
Frika nga kanceri i Brooke Burke, ka marrë fund. Aktorja 41-vjeçe ka përdorur web-faqen e saj zyrtare për të siguruar fansat e saj se tiroidektomia ka kaluar me sukses dhe tani është rrugës për shërim të plotë.Ajo më 8 tetor ka zbuluar se kishte një kancer tiroid dhe se do t'i nënshtrohej tretmanëve. Por tani ajo e lumtur ka zbuluar se kurimi i saj ishte plotësisht i suksesshëm. "Sapo kam marrë rezultatet e testeve dhe lajmi i mirë është se kanceri i tiroidit është larguar nga trupi im dhe tani jam plotësisht e pastër. Ndjehem vërtetë mrekullueshëm dhe e lumtur", ka shkruar ajo.