Do të martohen për Krishtlindje

Jessica Simpson dhe Eric Johnson besohet se janë duke planifikuar "një dasmë surpizë".  Këngëtarja 32 vjeçare dhe i fejuari i saj kanë ftuar një grup të miqve dhe familjarëve për tu bashkuar me ta në udhëtimin që do të bëjnë në Hawaii në fund të këtij viti. Ka thashetheme të cilat thonë se çifti janë duke planifikuar tu bëjnë surprizë të ftuarve dasmën e tyre. "Askush saktë nuk e di se për çfarë po bëhet fjalë por disa familjarë po spekulojnë se ata janë duke planifikuar një dasmë surpizë", tha një i afërm i saj.Jessica dhe 33 vjeçari bënë të ditur se janë fejuar në Nëntor të 2010. Ata tashmë kanë një fëmijë bashkë dhe një tjetër fëmijë është në rrugë e sipër. Burimi thotë se pikërisht shtatzënia e saj e dytë është arsyeja e kësaj dasme të shpejt.