Vdes infermierja që asistoi në kurimin e Kate Middleton

Dy prezantuesit australianë të radios  FM DAY2, bënë një telefonatë mashtruse në spitalin ku ndodhej dukesha Kate Middleton, ata u prezantuan si Mbretëresha  Elisabeth dhe Princi Charles.Infermierja që iu përgjigj telefonatës i ka treguar gjëndjen reale të Kate, ndërkohë infermieria e spitalit ditën e premte gjendet e vdekur.Drejtuesit e radios janë  Mel Greig dhe Michael  Christian, të cilët janë të tronditur thellë dhe do të largohen përkohësisht nga trasmetimi.Mediat britanike bëjnë me dije se infermierja përpara vdekjes ka lënë një letër, ku theksohet se ajo nuk kishte informuar askënd për këtë ngjarje madje as familjarët e saj, edhe pse përmbajtja e letrës akoma nuk është bërë e ditur.