Ricky Martin: Do rideklarohesha gay
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2012, 13:32
Ricky Martin dëshiron të rideklarohet se është homoseksual, për t'u thënë njerëzve që janë në konflikt me identitetin e tyre se "është bukur të gjesh dashurinë".Ylli i muzikës latine ka treguar gjatë një konference të OKB-së për homofobinë në New York, se për vite me radhë ka jetuar me frikë."Isha rritur me një koncept të gabuar: të jesh gay i përket ferrit", -ka thënë këngëtari, i cili aktualisht është protagonist në Broadway me "Evita".