Letërkëmbim i fuqishëm mes një lezbikeje serbe Lepa dhe shqiptares Igo nga Kosova
Kosovo 2.0 publikon nje leterkembim të fuqishem mes Lepa Mladjenovic nje aktiviste serbe e Women in Black dhe Igballe Rogoves (Igos), lezbikja qe e ka thene dhe jetuar ndoshta e para seksualitetin e vet ne Kosove, por mbi te gjitha feministes nder me te respekjtuara ne te gjithe rajonin. Letra eshte e forte, emocinuese, e sinqerte, e hapur, politike dhe nje thirrje per paqe!Dragba Igballa, E dashur Iballe, Nga Lepa MladjenovicKosova 2.0 më kërkoi të shkruaja një ese mbi jetën si një lesbike dhe vendosa që këtë mundësi ta shfrytëzoj për të te shkruar një letër të hapur. Ti je mikja ime lesbike dhe sipas dijenisë time e para nga Kosova. Ti je mikja ime që në 1995, kur të pash për herë të parë me kepuce të zeza. Edhe gjatë viteve të luftës ne mbajtëm kontakte, duke mësuar nga një prej lezbiket e mia të preferuara, Audre Lorde: Nuk janë diferencat tona ato që na ndajnë por është mungesa për të njohur dhe për ti pranuar këto diferenca.Do doja të kujtoja kohët me ty dhe disa nga historitë e lezbikeve në vitet ’90. Ti ke punuar me femrat rurale si një aktiviste feministe në Prishtinë në mesin e pushtimit Serb, ndërkohë që unë punoja me femra që i mbijetuan dhunës së meshkujve si një aktiviste feministe dhe si një grua e veshur me te zeza kundër rregjimit serb në Beograd (Women in Black eshte tashme nje organizate e fuqishme feministe ne Serbi, shenim i Historia Ime).Së pari duhet të them se ku ndodhem aktualisht.E dashur Igballica, mikja ime Igballinka! Unë mund të them se jam në kryeqytetin për lezbiket dhe gejte, ne Meken e tyre në SHBA – Provincetown, një vend i vogël me pamje nga oqeani ku gejte dhe lesbiket janë vendosur për dekada.Natyra këtu është e mrekullueshme, dhe tepër e veçantë. Për 50 vitet e shkuara ka qenë vendi ku artistët , gejte dhe lezbiket vinin per ta vizituar e ku disa prej tyre u shpërngulën për te jetuar këtu për shkak të lirisë dhe per shkak te komunitetit kaq të mirë qe jeton ketu.Kam njohur shumë njerëz të mirë këtu. Nuk mundet ta besosh! Në fakt këtu kam kuptuar se kurrë ska patur një vend kaq mbështetës nga ana sociale dhe politike. Me pare as nuk mundeshim të ëndërronim që një vend i tillë mund të ekzistojë realisht. Një vend ku gratë mund të ecin përdore dhe meshkujt gjithashtu, familjet lezbike mund të luajnë me fëmijët e tyre, baballarët gej të mbajnë fëmijët e tyre ne krahe, dhe ku flamurët me ylber valëviten duke na mirëpritur gjithandej. Mikesha ime prej nje kohe te gjate Michelle, një lezbike e cila u shpërngul këtu 18 vjet më parë vetëm prej besimit të komunitetit thotë se ajo s’ka nevojë kurrë të kyçe derën e shtepise kur bie te flere.Qyteti ka afro 3,000 banorë dhe në verë deri në 30,000 turistë. Martesat mes së njëjtës gjini kanë qenë të lejuara në shtetin e SHBA, Massachusetts që në 2004. Këtu janë disa nga imazhet qe une shikoj:Dy lezbike po ecin para meje, kanë të njëjten gjatësi, të njëjtin model flokësh dhe syzet e njëjta. Njëra po shtyn një karrocë me binjakë. Unë i përshëndes fëmijët dhe të katërt më përshëndesin me buzeqeshje!Pranë verandës së oqeanit, duke dëgjuar muzikë. Shoh një burrë të moshës së mesme gej, që i ngjason Elton John. Ai po këndon me zë të lartë pas muzikës, më pas merr qenin e tij dhe fillon të luajë me të dhe ta shijojë muziken nën diell! E prekur mendova, se nëse burrat ne te gjithe do të kërcenin me qentë me këtë lloj gëzimi, atehere lufta nuk do të ekzistonte më!Hyj në një dyqan të vogël, shitësja pranë derës një lezbike në moshë të mesme qëndron me një buzëqeshje të madhe dhe më përshëndet! Ndihem sikur më ka goditur një rrufe në zemër! E turpëruar shoh rreth e rrotull dhe dal. Çfarë më ka prekur kaq shumë? Së pari, ndjeva vetëbesimin, paqen dhe lehtësine që ajo kishte me veten. Kisha ndjesinë e balancës se saj me veten dhe ambientin rrethues. Ajo dukej si pronarja e dyqanit.Fantastike mendova, dikur ajo mori vendimin për tu shpërngulur në këtë qytet dhe të punoje me të tjerët duke qenë e hapur për atë që është. Me tej: Jo vetëm që ajo e ka pranuar veten si një lezbike por edhe komuniteti e njeh si të tillë. E ndjeva energjinë e saj jo vetëm nga përkëdhelja e të dashurës së saj por edhe nga fqinjët mbështetës. S’është çudi që u trondita pak, mendova sërish: Unë s’kam qenë kurrë në një vend ku lezbiket mund të rrethohen nga njëra-tjetra dhe nga pranimi i shoqërisë.Një fuqi e tillë lirie në trupin e saj mund të përjetohet nga një lesbike e cila është e rrethuar me liri sociale dhe polikë. Aty mendova se si ndihesha unë dhe në këtë vend, eci në rrugë e ndërgjegjshme që jam një lezbike. Ky fakt më frymëzon trupin dhe i jep një energji të pashtershme. Lezbiket kane një formë tjetër te ekzistencës.IIJa ku jam duke menduar për këtë letër, e dashur Igballa. A je duke pirë kafen tënde tani? Unë kam çajin tim jeshil dhe çokollatë të zezë për ty. E di që s’të pëlqejnë ëmbëlsirat por havjari dhe djathi. Imazhet e para që më erdhen ishin nga festat e grave që ti organizove disa herë në Prishtinë në mes të një lufte të rrëgjimit serb kundër shtetasve shqiptare të Kosovës. Ishte në 1997 apo jo? Zakonisht dita e para do të ishte vajtja në një restorant, pronarin e së cilit e njihje, një vend të sigurt pra dhe do të ishim me gra, mikesha dhe motra.Natën e dytë do të ishim në shtëpinë tënde. Më kujtohen ato ditë që partnerja jote Rachel Wareham, ti dhe unë një ditë bashkë na erdhi ideja për të festuar ditën C!Po, nëse Eve Ensler mund të shpikte ditën V për vaginën ne mund të shpiknim ditën C për Klitorin! Dhe kështu ti organizove festa rreth Krishtlindjeve. Ti kërceje me balerinat orientale dhe këtë e bëje pasi kishe pirë pak, të cilën me shpjegove se vetëm meshkujt e benin në Kosovë! Ato ishin festa fantastike, ne tregonim histori lezbike, hapnim dhuratat që i kishim bërë njëra tjetrës, tymosnim cigare dhe pinim pafund. Më kujtohet që u ktheva në Beograd e entuziazmuar dhe miqtë më pyesnin se ku kisha qenë? Unë u thoja në një festë vetëm për femra në Prishtinë! Dhe ata më pyesnin ku? E habitur u përsërisja në Prishtinë! Por jo, ata nuk e kuptonin dot. Por unë isha krenare. Isha krenare për ty, për grupin tonë feminist, lesbiket në revoltë nga Beogradi, Prishtina, Budapesti, New Yorku dhe ne e dinim që kërcimi i grave ishte politik...Një nga herët e para që ecëm në rrugët e Prishtinës unë isha tepër e lumtur që ndodhesha aty me ty dhe mikeshat e tua dhe të kërkova të këndonim këngë Shqiptare! Dhe ti më the: Të këndojmë shqip në rrugë!! Çfarë po më thua?! Duhet të jesh e çmendur! S’kam për ta harruar kurrë. Jo unë nuk isha e cmëndur por isha një injorante! Nuk e dija sa thellë dhe shpejt rregjimi serb po kontrollonte dhe pushtonte çdo segment të jetës në ato vite. Unë nuk e imagjinoja dot që ti nuk mund të këndoje në gjuhën tënde, në qytetin tënd!Dhe këtë gjë as miqtë e mi në Beograd nuk e dinin! Regjimi serb kontrollonte median e në këtë mënyrë qytetarët e thjeshtë në Serbi ato ditë nuk duhet të dinin se shqiptarët në Kosovë u mohohej e drejta për të hyrë në institucione serbe, se fëmijët shqiptarë shkonin në bodrume të errta që duhet të ishin shkolla, se kontrollet mjekësore bëheshin në bodrume, se shumica e njerëzve të tu ishin pushuar nga puna, se terrori serb po prekte të gjitha dimensionet e jetës së përditshme ditë e natë. Siç ka thënë dhe Hanna Arend: Totalitarizmi ka zbuluar mënyra për të dominuar dhe terrorizuar njerëzit nga brenda sistemit.IIIMë kujtohet njëherë në ato vite rreth ’97 ti po ngisje makinën për në Prishtinë dhe unë isha ulur në vendin e pasagjerit pranë tjerë. Papritur ti nuk ishe më e qetë, ule muzikën. Unë se kisha idenë se çfarë ndodhi. Të pyeta ç’po ndodh? Ti mu lute të heshtja! I gjithë trupi yt po dridhej. Vetëm pak minuta më vonë do të zbuloja se ne po kalonim pranë një pike kontrolli serb për të hyrë në Kosovë. Atë ditë e ndjeva frikën e përhapur në trupin tënd. Ngriva , nuk do mundem ta harroj dot. Frika jote ishte aq e thellë dhe e ftohtë sa një hekur. Emocionet po të dukeshin në trupin tënd dhe mendja ishte tepër e përqendruar për reagim.Më rikthehet imazhi i policisë serbe që kërcënonte shqiptarët. Historia jote e pasaportes kur të duhej të ktheheshe në rajonin e policisë serbe çdo ditë në orën 8 për të marrë pasaportën. Ata të linin të prisje në një dhome boshe deri në orën 2 pasdite. Më pas me një zë kërcënues ata do të thoshin të ktheheshe ditën tjetër. E kështu për 32 ditë me radhë, ndërkohë që pasaporta jote ndodhej në sirtarin e dhomës së një polici fashist.Në teoritë feministe ne i quajmë këto ‘akte pa sens’, dhe ato njihen si pjese e dhunës në familje, si dhe në regjimet totalitare dhe ne kampet e përqendrimit. Të lodhësh qytetarët dhe ti poshtërosh me anë të këtyre ‘akteve pa sens’. Më kujtohet me luftën në Bosnje në vitet ’90 shpesh herë ushtarët sërb kërkonin nga meshkujt boshnjak të hanin bar para syve të tyre. Në gjenocidin në Burma gratë e burgosura dëshmojnë të kenë marrë urdhra për të ngrënë miza.Në makinën tënde atë ditë, akoma e heshtur po mendoja në fakt se nuk e di sa net pa gjumë ti dhe familja jote ka përjetuar në këto vite terror. Dhe kjo ishte përpara luftës në 1999. Nuk mund ta imagjinoja, sepse frika në trupin tënd ishte diçka e re për mua, nuk të kam parë kurrë kështu. Kishte një ndryshim të madh mes nesh. Adrienne Rich dikur thoshte: Momenti që një ndjenjë futet në trup është politike. Sa e vërtetë është kjo! Imagjinoje, unë e mendoja gjithmonë këtë moment frike që na ndau në makinë. Unë isha e tendosur dhe po mendoja se kush ishte përgjegjësia ime në këtë situatë? Kur ka dy që i përkasin shtypësit dhe të shtypurit njëri ka nje detyrim. Një mënyrë për të parë identitetet tona përmes historisë së dhimbjes.Më kujtohet tani ‘’Massacre Pride Belgrade 2001”, afro 800 burra neo fashistë erdhën për të na rrahur, dhe ne ishim 40 gra lesbike e meshkuj gej në Beograd atë ditë vere. Në gjithë mbijetuam dhe biseda e gjatë më pas na nxorri në përfundimin se ishte mirë të kishim pranë miqtë tanë hetero në këtë mënyrë ata nuk do të kishin të njëjtin nivel frike nga sulmet homofobe si lesbiket. Ne duhet të organizonim disa work shope me disa lesbike të cilat u traumatizuan atë ditë, në këtë mënyrë të lejonim që frika ndaj homofobisë të kalohet.Në një ditë tjetër të viteve ’90 unë duhet ti jepja diçka një mikut Shqiptar nga një mik nga Prishtina, kështu shkova në stacionin e autobusit për t’ia dhënë librin më duket. Ne ishim ulur në një kafene të vogël pranë stacionit të autobusit dhe ai fliste me zë të ulët. Kuptova papritur që ishte një zë i trajnuar. Ai e njihte teknikën dhe unë se kisha hasur më parë, ka shumë mënyra për të folur me zë të ulët që të tjerët të mos dëgjojnë.Ka një tekst feminist nga Alice Shwartzer, një shkrimtare feministe nga Gjermania shkruar vite me parë. Ndryshimet e vogla dhe pasojat e mëdha, ku ajo përshkruan shtypjen e gjinisë dhe e quan përmes fjalëve ndryshimi i vogël. Ky është ndryshimi e vogël mes teje dhe meje e dashur Igballe, historia e trupave Shqiptarë gjatë rrëgjimit të terrorit Sërb. Faktet duken të njëjta: ne jetojmë në një familje, të njëjtën rrugë por unë kam frikë nga përdhunimi dhe vëllai im hetero nuk e ka. Frika ime më mëson të eci nga rrugët me ndriçim natën, ndërkohë ai si një burrë i ilirë mund të ecë kudo. Unë jam këtu duke hapur temën e identiteteve të ndryshme-të qenit shtypur si shqiptare, si grua, si lezbike të gjitha këto sjellin emocione të ndryshme që na presin në momente të caktuara historike. Kur unë eci në një park në Beograd dhe ka racist aty mikja im rome më thotë jo, nuk do të shkojmë aty! Frika e saj I thotë të shmang vendet me racist. Si mësojmë për ndjenjat e njëri-tjetrit? Sepse nëse ti e di si ndihem unë, unë shoh dhimbjen tënde ti ke më pak mundësi të ndihesh e vetme. Ky takim i dy miqve me dhimbje të ndryshme sociale është cfarë më ka frymëzuar të shkruaj këtë letër ty sot Igballa.IVTë kujtohet kur ju më ftuat mua dhe lesbiken tonë feministe Bobana Macanovic për të qënë e pranishme në Konferencën e parë Të drejtat e njeriut në Prishtë të dhjetorit 1999. Ishte pasi lufta kishte ndaluar nga marrëveshja e Kumanovës, dhe më në fund shqiptarët mund të qetësoheshin pak nga regjimi serb. Atëherë ishte e qartë që regjimi serb gjatë luftës së 1999 kishte përdorur dhunë dhe terror për 850.000 shqiptarë. Edhe në ato kohe ne e dinim se më shumë se 11,000 vdekje në Kosovë janë raportuar në Tribunalin për ish-Jugosllavinë. Kjo është pothuajse dy herë më shumë se viktimat e Kosovës gjatë luftës së dytë botërore. Nga ana tjetër pas marrëveshjes së Kumanovës, mijëra qytetarë serb u detyruan të largohen nga Kosova, dhe në Prishtinë nga 45.000 serb dhe romë ngelën vetëm 400.Kjo do të ishte konferenca e parë Kosovarë për të drejtat e njeriut në 10 Dhjetor 1999. Bobane dhe unë kishim vendosur të vinim por nuk e dinim si të shkonim në kufi ku miku jonë po na priste. Pas luftës së 1999 nuk kishte më autobusë Beograd-Prishtinë. Asnjë. Kështu ne morëm një autobus deri në fshatin më të largët serb dhe pastaj ecëm. Ky ishte viti i fundit i policisë së Milloshevicit. Ne nuk e kishim idenë se si duhet të silleshim në kufirin e ri. Ne pritëm para vendit të policë dhe një oficer na pyeti: Ku po shkoni? Unë i thashë në Prishtinë. Ai më tha atje, pse? Ai dukej sikur qëndronte në kufirin pranë fundit të botës dhe atje s’kishte gjë! Të gjithë ikin nga Prishtina dhe ti po shkon aty? Kjo të jepte ndjesinë sikur s’kishte njeri në Prishtinë. Pse po shkon atje? Aty më kujtohet se ndjeva frikë, pse dreqin po shkoja në Prishtine?Ne ishim përgatitur të mos tregonim që do të shkonim për një konference për te drejtat e njeriut, por për një vizitë private që të siguronim që mund t’ju takonim. Prandaj kur ai më pyeti për herë të dytë, unë ju përgjigja i dashuri im është në Prishtinë! Pas të gjitha këtyre ai tha në rregull vazhdo. Pas kufirit ndërkombëtar me KFOR1 ne kishim aktivisten tonë më elegante Nazlie Bala që na priste në një makinë me shkëlqim, dhe një xhip të policisë ndërkombëtare pas njëlloj si në filma. Gjëra të ndryshme ndodhen ato tre ditë. Bobona kishte frikë të fliste serbisht në rrugët e Prishtinës, e kështu ne flisnim anglisht pa e ditur mirë atë. Në ato tre ditë ne fjetëm në banesën tënde dhe flisnim serbisht vetëm brenda, për të respektuar dhimbjen e fqinjëve. Unë dhe Bobana po dëgjonim histori të tmerrshme të grave të larguara nga shtëpitë e tyre në Kosovë, si ti dhe familja jote të friksuara dhe të fshehur në trena që më kujtonin deportimet me tren për në Aushvitz, ju morën dokumentat e identifikimit, ju pështynin në fytyrë, ju hidhnin në kufirin Shqiptar apo Maqedonas dhe ju linin të prisnit ditë e natë. Gjithashtu historitë dhimbshme gjatë luftës së ’99 në shtëpi nën terror të përditshëm, dhunë seksuale dhe kërcënime me jetë. Detaje pafund të poshtërimit. Sa turp për ata serb fashist që e kanë bërë sërish!Në konference unë perceptohesha si ‘trupi serb’, dhe këtë e mora me përgjegjësi specifike. Dëgjova teksa një motër në të njëjtën kohë që unë e njihja si ‘motrat nga Serbia’ dhe ‘motrat shqiptare nga Kosova’. Historitë që dëgjova më bëne te përlotesha, të ndjeja turp dhe mllef. Krime të bëra nën emrin tim, nga burra të lagjes time, nga burra në uniforme me të njëjtën flamur që ndodhet në pasaportën time, luajtën me paratë e mia. Vetëm pak vite nga gjenocidi në Srebrenice! Serish nuk kam fjalë për ta përshkruar.Pas kësaj në Prishtinë u ktheva me dy çështje esenciale në trup dhe në mendje. Se pari nuk mund ti largohesha dot dhimbjes që ndjeva nga Lufta e Kosovës, dhe nuk mund të ndaloja se menduari se çfarë mund të bëja unë? A nuk është shprehja e ndjenjave të mia tepër e trishtë? Çfarë është përgjegjësia ime si një aktiviste e feminizmit nga Serbia? Si një grua e veshur me të zeze si të sillesha për krimet e turpshme të kryera njerëzve shqiptare? Çfarë lloj kërkesash falje për krimet të bëra në emrin tim mund të besoheshin? Këto pyetje qëndruan me mua dhe shumë aktivistë për vite në aktivitete të ndryshme që ne organizuam për një qasje feministe mbi drejtësinë transnacionale.Tek po shkruaja një raport nga konferenca dhe u qetësova disa jave kuptova se kam dhimbje për një tjetër çështje. Papritur u ngrit: Si mund ti gënjeja policit fashist në kufi për të dashurin tim? Për të kaluar pengesat nuk ndoqa zemrën time lesbike apo vizionin tim politik. Sa herë duhet ta fshihja veten? Jeta lesbike në një shoqëri lezbofobike do të thotë të jetosh në një gënjeshtër konstante. Të mund të isha vetëm gjallë, lezbiket në rrethana patriarkale duhet të gënjejnë shumë herë në jetë. Të gjithë shnderohemi në gënjeshtare. Unë e dija këtë. Por këtë herë thashë dakord, e kam bërë, kjo mjafton. Pas këtij kufiri unë i premtova vetes se nuk do të përdorja mashtrimin më. Jo më kufinë fashist, jo më policë lufte, jo më pika kontrolli që do më shkaktonin këtë gjë. Unë do mundohem të anashkaloj vështirësitë në dëgjim. E di që ti do te më kuptosh. Jetojmë në këtë botë dhe si aktivistë përfundojmë të ngecur ne ndonjë vend sepse kemi frike, por mundohemi t’ia dalim me rrethanat dhe të mbijetojmë. Më pas mësojmë dhe themi OK mjaft! Dhe ecim përpara.Unë të dua shumë mikesha ime, mundet vetëm të imagjinojë sa herë ti je ndarë mes trupit tënd ‘shqiptar’ dhe ‘trupit lezbik’ në jetën tënde. Ndonjëherë qajmë, vetëm ose pranë të dashurave tona sepse e dimë që duhet të arrijmë kompromis, edhe pse nuk duam. Për lezbiket në kohë luftë kjo është një dileme e vazhdueshme. Lesbiket në Palestinë na kanë treguar histori dramatike. Kjo është një çështje për lesbiket dhe pa luftë: si të sinkronizojnë familjen etnike nga një anë dhe të dashurat lezbike nga tjetra. Myslimane, Meksikane, Afrikane, Aziatike…nuk do të pushojë kurrë së treguari sa shumë ju admiroj për kapacitetin dhe butësinë me të cilën kujdesesh për familjen tënde dhe komunitetin lezbik në të njëjtën kohë. Me zor po pres të kërcej me ty. Dhe sa për kujtim duhet që ta dish që je e vlerësuar nga të gjitha lezbiket e rajonit: Nese Igballe është në festë ne do të kërcejmë deri në mëngjes! Shpresojë që dielli të të puth fytyrën sot e dashur Igballe,Bukuria jote.Provincetown.