Zeshkane misterioze për Tom-in
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2012, 13:50
Tom Cruise duket se është i gatshëm të lëshohet në romancë të re, pasi pas premierës së filmit "Jack Reacher" në Stokholm, është parë në shoqëri të një zeshkaneje të panjohur.Aktori 50-vjeç, së pari ishte në premierë me kolegën Rossamund Pike dhe pastaj kishte shkuar në festë me këtë zeshkane atraktive. Buzëqeshja në fytyrën e Tom-it, fliste më shumë se sa fjalët derisa argëtohej me këtë bukuroshe dhe në fund janë larguar bashkë me makinë.Me siguri edhe aktori po mundohet të gjej një mënyrë për tu argëtuar pasi sipas disa thashethemeve të fundit edhe ish bashkëshortja e tij po e bënë këtë gjë.