Norvegji, 12 vjeç në orën 12:12 të datës 12/12/2012
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2012, 20:27
Një djalë norvegjez festoi sot një ditëlindje shumë të veçantë. Ai ka mbushur sot 12 vjeç, pikërisht më datë 12/12/2012 në orën 12:12, bënë sot të ditur burime mediatike vendase.Siç vërtetohet, e cituar nga e përditshmja “Vardens Gang” (VG), Joergen Svendsen Killi ka lindur më 12 dhjetor të vitit 2000 në orën 12:12, çfarë i ka garantuar atij një ditëlindje të paharrueshme 12 vjet më vonë.Pasi të kalojë dita e sotme, duhet të presim 01/01/2101 që dita, muaji dhe viti t’i kenë të njëjta shifrat e fundit.